E Diel, 1 Nëntor 2026

Milan Junior Camp vjen sërish. Ibra inkurajon fëmijët shqiptarë

Duke vijuar suksesin e viteve të fundit ne organizimin e klubeve futbollistike për vajza dhe djem, Milan, klubi më i sukseshëm në botë, kthehet sërish në Shqipëri, për të organizuar edicionin e 2011-ës, të kampit Milan Junior. Në bashkëpunim me sponsorin kryesor kombëtar, “Taçi Oil International”, i cili sivjet mbështet gjithashtu projekte gjithëpërfshirëse në zhvillimin social e sportiv në Shqipëri, Milan do të organizojë, nga 11-15 korrik, Kampin e katërt të Milan Junior ku sërish do të zgjidhen 5 lojtarët e rinj më të talentuar për të shkuar te Milani ku do të jenë pjesë e ceremonisë së madhe të mbajtur në “San Siro”, me fëmijët që marrin pjesë në kampet për të rinj të Milanit në mbarë botën. Në këtë rast atyre do t’u jepet mundësia të shfaqin talentin e tyre. Për shkak të popullaritetit dhe suksesit gjithnjë në rritje të MJC, të vërtetuar dhe nga rreth 900 lojtarë të rinj që kanë marrë pjesë në aktivitetet e AC Milan në Shqipëri prej vitit 2008, Milan do të organizojë një edicion të ri të MJC Tirana. Vendet ku do të mbahet ky kamp do të jenë Kompleksi i Ekipeve dhe stadiumi “Selman Stermasi”, të cilat do të jenë plotësisht pa pagesë për fëmijët shqiptarë. Edhe në këtë edicion, do të marrin pjesë 300 fëmijë nga të cilët 200 do të mund të përzgjidhen ashtu sikurse dhe vitet e kaluara nga shorti që do të organizohet me biletat e përftuara nga blerja e 50 litrave karburant në pikat e kompanisë “Taçi Oil”. Shorti do të zhvillohet drejtpërdrejtë në ekranin e televizionin “Albanian Screen”, në praninë e noterit, ditën e diel ,datë 26 qershor, ora17:30. Si dhe në evenimentet e mëparshme të MJC, 5 lojtarët e rinj më të talentuar do të zgjidhen nga secila vendndodhje për të qenë të ftuarit e Milanit për 2 ditë për të marrë pjesë në Ditën e Kampit të Milan Junior. Në dy ditë pjesëmarrësit do të përjetojnë një eksperiencë të paharrueshme duke luajtur një turne miqësore në stadiumin e famshëm “San Siro”. Këtë vit prezantimi i MJC Tirana bëhet përmes angazhimit të veçantë të Zlatan Ibrahimovic, një prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohrave, një prej yjeve të futbollit ndërkombëtar dhe tashmë udhëqeqësi i skuadrës së re të Milan. "Jam krenar që një klub i rëndësishëm dhe i njohur si A.C Milan angazhohet dhe gjen kohë për të organizuar një eveniment kaq të rëndësishëm në Shqipëri. Shpresoj t’ju dërgoj një urim special të gjithë lojtarëve të rinj që marrin pjesë në Kampin Milan Junior në Tiranë dhe t’u kujtoj se do të kenë shansin për t’u trajnuar me metodat zyrtare të stafit teknik të Milan. Kam besuar gjithnjë në zgjerimin e angazhimit futbollistik në tregje të tilla si Shqipëria. Jam i sigurt se disa prej fëmijve që shfaqin një talent të vecantë do të përzgjidhen dhe do të ndiqen nga afër nga trajnerët e Milan. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme që u ofrohet pasi u jep shansin të bëhen pjesë e familjes së madhe të Kuqezinjve. Ndjehem i nderuar që jam një lojtar i Milanit, që ndjek hapat e traditën e të tjerë lojtarëve ndërkombëtarë që kanë luajtur për një klub Italian” përfundoi sulmuesi i Milanit. Por sigurisht, suksesi i MJC Tirana vijon falë mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve të tillë si Taçi Oil. “Të investojmë sot për të rinjtë që nesër të shijojmë talentin e tyre, është shprehje e filozofisë së kompanisë materializuar tashmë prej katër vitesh në këtë projekt të jashtëzakonshëm. Realizimi i tij në shërbim të zbulimit, zhvillimit të talenteve por dhe pse jo në edukimin dhe argëtimin e tyre e ka kthyer këtë aktivitet në një traditë të vecantë e cila pritet me mjaft entuziazem. Janë me qindra fëmijë dhe të rinj që e kanë provuar këtë eksperiencë dhe shpresoj që shumë prej tyre të bëhen profesionistë të vërtetë dhe të na kënaqin me lojën e tyre. Konstatoj me shumë kënaqësi entuzuiazmin e miqve tanë të klubit të Milanit dhe kjo më nxit akoma më shumë të vazhdoj të mbështes këtë iniciative të mrekullueshme,” shprehet Rezart Taçi, President i Grupit Taçi Oil International. Filozofia e Milanit mbetet kultivimi i talenteve të reja në vendet e tyre, duke i ndihmuar të zhvillohen më tej përmes udhëzimeve dhe disiplinës taktike të siguruar nga trainjerët kuqezi. Këtë vit 15,000 djem dhe vajza do të marrin pjesë në kampet e Milan Junior që mbahet në 37 vende të ndryshem të botës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›