E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bum lojtarësh të huaj te Tirana

TIRANA- Shqiptaro-kroati 23-vjecar Lekë Kcira është edhe emru më i ri te bardheblutë. Kcira, i kërkuar edhe nga Oto Baric, u aktivizua në pjesën e dytë të miqësores së fituar 5-0 nga Tirana me Olimpikun e Tiranës. Kcira parashikohet të luajë në vend të Nevil Dedes. Maqedonasi 25-vjecar Sasho Gjoreski la përshtypje të mira te stafi drejtues i Tiranës. ish-lojtari i Rabotnickit në Maqedoni dhe FC Brno në Ceki është një alternativë e mirë për pjesën e mbetur të sezonit. Te Tirana gjatë ndeshjes miqësore edhe u provuan edhe dy brazilianë: Zhunior Uashington dhe Xhekson da Silva. Uashington Junior (shënoi dy gola në miqësore) është pjesë e Apolonisë, por mund të huazohet te Tirana. Braziliani tjetër Da Silva ka ardhur nga Maqedonia. Da Silva Tirana do të zhvillojë sot stërvitjen e fundit në Shqipëri, ndërkohë që nesër do të niset (ora 15:30) drejt Turqisë ku do të zhvillojë fazën përgatitore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›