E Diel, 1 Nëntor 2026

Han, në vështirësi për stafin

Trajneri Ari Han ende nuk ka publikuar ndihmësit e tij, të cilët priteshin të ishin holandezë. Shuma e vogël (rreth 20 mijë euro) me të cilët ish-trajneri i Kinës ka vendosur të paguajë gjatë edicionit dy ndihmësit e tij, ka qenë dhe arsyeja e besueshme për mosgjetjen e emrave cilësorë. Stafi tekniku i Han do të jetë i tëri holandez. Sipas FSHF-së përvecse do të jetë tërësisht i angazhuar në zborin e Antalias (14-23 janar 2008), Han do të jetë edhe në fillim të shkurtit në Shqipëri, pikërisht në javën e 18-të kampionatit shqiptar, që fillon pas ndërprerjes dimërore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›