Korçarët pushojnë të qetë në Durrës
Skënderbeu ka vendosur ta përballojë me formacionin “full-optional” Flamurtarin dhe të mos druhet nga presioni i tifozërisë vlonjate. Të paktën kjo është situata që kërkon të trasmetojë klubi juglindor, që ka udhëtuar dy net më parë në Durrës për t’u nisur sot paradite drejt Vlorës. U thanë shumë fjalë në lidhje me atë çka do të rreshtonte trajneri Duro në fushën e lojës, por Skënderbeu do të jetë i plotë dhe do të kërkojë që të fitojë ndaj Flamurtarit, për të legjitimuar në një farë mënyre një titull kampion të shumëpërfolur.