E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta zhvillohet në… fund

Nëse për Elbasanin kampionati ishte i mbyllur që në muajin nëntor, për Besën duket se humbja me Laçin vulosi fatet e sezonit, ndonëse në Kavajë mendohet për një fitore me goleadë ndaj Tiranës, që e ndërthurur me humbjen e Kastriotit ose Dinamos, mund të sillte dhe mrekullinë. Në fakt, Besa kërkon të shpëtojë vetëm në dëm të këtij çifti, që në Krujë do të luajnë fatet e tyre, pasi Teuta e ka një “shëtitje” përballjen me Laçin, sikundër edhe Bylisi me Vllazninë, ku nuk parashikohet rezistencë nga ana e miqve, që e kanë përfunduar sezonin. Por çfarë duhet të bëjë Besa që të kualifikohet? Nëse humbet Dinamo me Kastriotin (llogarisim humbje minimale), Besës do t’i nevojiteshin të paktën 10 gola diferencë me Tiranën që të shpëtonte, po kjo hipotezë duket nga ato të destinuarat për të mos u vërtetuar kurrë. Por është disi më i “pranueshëm” dështimi i Kastriotit, që me një humbje minimale kundër Dinamos, do të kishte një golavarazh -9, që për Besën do të përkthehej një triumf me katër gola diferencë ndaj Tiranës për të arritur shpëtimin. Cilat janë garancitë për verdhezinjtë që Kastrioti e Dinamo të mos e mbyllin në barazim mes tyre? Në fakt është një e vetme: të dyja ekipet do të luajnë në play-off nëse marrin vetëm nga një pikë dhe do të kenë një tjetër sfidë sflitëse për të mbijetuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›