Korçë, gjendet tre fëmijët e humbur romë

Fëmijët me iniciale S.Trimit 16 vjeçe, M.Trimi 7 vjeç, si dhe G.Trimi 6 vjeçe, ishin larguar nga banesa e tyre që prej datës 25 gusht.
E ëma, Shpresa Trimi denoncoi sot zhdukjen e tyre. Policia e Korçës sqaroi sot se kjo familje rome ndodhet në një konflikt familjar prej 5-6 vjetësh.
“Në vazhdimësi fëmijët e kësaj familjeje, pa dijeninë e prindërve largoheshin dhe vonoheshin në rikthimin e tyre për në banesë. Në të gjitha rastet e bëra kallëzim apo njoftim ne organet e policisë, janë kryer veprimet e duhura për kërkimin dhe gjetjen fëmijëve të larguar të kësaj familjeje”, thekson policia.
Nga ana e strukturave të policisë në Komisariatin e Policisë Korçë dhe Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Korçë pas veprimeve intensive për kontrollin e territorit është bërë e mundur vendndodhja dhe gjetja e fëmijëve të familjes Trimi ditën e sotme ne qytetin e Korçës, “si dhe bëjmë me dije se janë plotësuar kërkesat për lëshimin e Urdhrit te Mbrojtjes për shtetasen Shpresa Trimi ne dy raste, njëra në vitin 2009 dhe tjetra ne vitin 2011 për shkak te konflikteve te vazhdueshme brenda kësaj familjeje”. /S.Ll/Start/
2011-08-27 15:28