Edhe Hondurasi njeh Palestinën si shtet i pavarur

Hondurasi e mori këtë vendim edhe pse vihet në rrezik marrëdhënia kohëgjatë e këtij vendi me aleatin e saj, Izraelin. Ambasadori izraelit në Honduras, Eliahu Lopez , u shpreh se ky vendim ishte “një goditje e rëndë në zemër të Izraelit”.
Ministri i jashtëm i Hondurasit u shpreh se “është përkrahur dhe do të vazhdohet të përkrahet e drejta e shtetit të Izraelit për të ekzistuar brenda kufijve të njohur nga bashkësia ndërkombëtare”. Vetëm dy ditë më parë, një vend tjetër si Salvadori është shprehur se “tashmë do ta njohë Palestinën si shtet të pavarur”. Deri më tani ka arritur në 120 numri i vendeve që e kanë njohur Palestinën si shtet të pavarur, shkruan e përditshmja amerikane “New York Times”. /Z.Gj/Start/
2011-08-27 15:46