Korçë, kandidatët e 5 forcave politike përballen me qytetarët
KORCE- Kandidatë të 5 forcave të ndryshme politike në Korcë që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, janë bërë pjesë sot e një forumi të hapur me qytetarët.
I konceptuar në dy seksione fillimisht kandidatët i janë përgjigjur pyetjeve të moderatores të këtij forumi, të cilat janë mbështetur në studime të kryera në prag të zgjedhjeve lokale të 2011-ës duke u përqëndruar në problemet e komunitetit, në 8 zonat e qarkut të Korçës.
Gjatë këtij takimi të hapur për qytetarët janë diskutuar edhe çështje të rëndësishme si, përfaqësimi i gruas në vendimmarrje, dhuna dhe ekononomia ku pjesëmarrësit kanë mundur të njohin nga afër kandidatët dhe kanë komunikuar për problemet që ata i shqetësojnë.
Për më shumë se tre orë kandidatët janë vendosur përballë qytetarëve të cilët u kanë drejtuar pyetje të shumta duke i mëshuar fort programit që forcat politike të përfaqësuara prej kandidatëve në këtë panel kanë për përmirësimin e mëtejshëm të jetesës së tyre, kryesisht duke përqendruar tek zhvillimi ekonomik. Më tej kandidatët kanë shpalosur edhe programin e tyre politik në lidhje me këto çështje ndërsa disa prej tyre kanë nënvizuar edhe defektet e qeverisë aktuale.
(m.a/e.skenderasi/BalkanWeb)