E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, hidhet nga kati i 3-të i pallatit, vdes noteri 58-vjecar

KORCË- Noteri Pirro Duro, nga Korca, i ka dhënë fund jetës pasi është vetëhedhur nga kati i 3-të i një pallati në Bulevardin “Republika”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin juglindor.

58-vjecari ka vdekur në vend, ndërkohë që policia nga hetimet paraprake bën me dije se viktima vuante nga depresioni 

Policia ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›