Berisha pranon ftesën, më në fund tek “Apartamenti 2XL”-FOTO

TIRANE- Ashtu sic ishte bërë e ditur dhe dy ditë më parë, Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në Apartamentin 2XL.
Këngëtarja dhe prezantuesja, Orinda Huta poston në Facebook një foto ku kryeministri është ulur krah aktorëve të “Apartamenti2XL”. Krah tij, njëri nga aktorët, Albani dhe krah tjetrit, Genti. Turi, moderatori i këtij shou humoristik po diskuton me kryeministrin.
Por rendesi ka qe eshte plotesuar pas 2 vitesh pritje deshira e djemve të “Apartamentit 2XL” . Këtë të diel në “Vizion Plus”, ata nuk do t’i këndojnë më Sali Berishës, sepse më në fund ai u ul në divanin e tyre.
Ajo që na shton kuriozitetin është fakti, a kanë bërë vërtet humor aktorët me shefin e qeverisë dhe nëse është përfshirë fushata në këtë lojë.
Ende nuk dihet a do të ketë pranuar kryeministri të futet në rol nga producenti Turjan Hyska, siç ndodh zakonisht me personazhet që ftohen në këtë program. Si traditë e emisionit, aktorët në fund të çdo puntate i këndojnë me kitarë një personazhi të njohur, të cilin e ftojnë t’u shkojë për vizitë. Me këtë formulë simpatike ata arritën të kenë të ftuar ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhe ish-kryeministrin Fatos Nano dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Gjithsesi pritet të shohim “Apartamentin2XL” ditën e dielë që të mësojmë më shumë.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha sot në ‘Zonë e lirë’, Çani: Jam shumë i kënaqur