E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, “Benzi” përplaset mekarburantin, 5 të plagosur

KORÇË - Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident të ndodhur në unazën e qytetit të Korçës. Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale, sipas të cilës, një makinë e llojit “Benz” me targa TR 9549 është përplasur me një karburant.

Të plagosurit janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej të plagosurve ka thyer këmbën ndërsa të tjerët kanë lëndime të lehta.

Aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të natës dhe sipas policisë, shkak për këtë përplase ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti.

Drejtuesi i mjetit është Genti Hyseni rreth 20 vjeç, i cili ka marrë disa dëmtime.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›