Menduh Thaçi: Shpresë tek Rama, Berisha u konsumua
Lideri i Partisë Demo-kratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, në një intervistë për të përditshmen kosovare, "Zëri", ka folur rreth situatës politike në vendin e tij, në Kosovë e në Shqipëri. Sipas Thaçit, lufta në Maqedoni vazhdon 'nëntokë' dhe është më e rrezikshme. Sa i takon qeverisë së re të Shqipërisë, lideri i PDSH-së shprehet optimist, duke thënë se kryeministri Edi Rama do të jetë më aktiv ndaj kërkesave të shqiptarëve të Maqedonisë.
Dymbëdhjetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, si e vlerësoni pozitën e shqiptarëve në Maqedoni?
Gjithmonë kur flas, më duket vetja subjektiv. E kam parasysh këtë se jam opozita kryesore e shqiptarëve në Maqedoni. Çështja është se nuk ka pasur kurrfarë progresi në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve. Vërtetim i kësaj janë edhe deklaratat e ndërkombëtarëve, që thonë se duhet të implementohet Marrëveshja e Ohrit. Marrëveshja e Ohrit, të drejtat e shqiptarëve kanë lidhje me një çështje pak më të madhe në Ballkan me konceptin e shtetit të Maqedonisë. Ky koncept është artificial dhe çfarëdo marrëveshje nuk do të funksionojë si duhet. Koncepti i maqedonasve dhe dëshira e tyre për ta krijuar shtetin etnik në shek. XXI është anakronik.
Pranoni që kjo është një marrëveshje e vdekur?
Padyshim. Marrëveshjet politike që nuk kanë afatizim për implementim janë si ushqimi me afat të skaduar.
A u arritën synimet e palës shqiptare me këtë marrëveshje, për të cilën ishin garant ndërkombëtarët?
Ka një pjesë të përgjegjësisë edhe te bashkësia ndërkombëtare, por faji mbetet te ne. Me të drejtë ndërkombëtarët e quajnë proces madhor rajonal ballkanik, zgjidhjen e problemit shqiptaro-serb, derisa ky problem vazhdon të jetë top-temë, na thonë që ju në Maqedoni jeni pas kësaj. Ky është problemi i kësaj qetësie politike të shqiptarëve në Maqedoni, apo të një politike konstruktive.
Pjesëmarrja e shqiptarëve në qeveri dhe Kuvend, a ndihmoi zbatimin e marrëveshjes?
Të gjithë ata shqiptarë që gjenden në institucione në Maqedoni e bartin me vete simbolikën e figurantit. Ne si parti politike që nga viti 2009 e kemi zgjedhur platformën e re politike, ku kërkojmë mekanizmin vendimmarrës ta kemi të përbashkët me maqedonasit, përndryshe do t'i marrim njerëzit në qafë. Pa e pasur në dorë mekanizmin e vendimmarrjes, do të jetë e pamundur që diçka të realizohet. Kurrsesi shqiptarët nuk janë vendimmarrës as në Parlament e as në Qeveri të Maqedonisë, ku vazhdon të luhet loja e numrave. Është i vetmi shtet, ku vendimet merren me shumicë demokratike. Në asnjë shtet tjetër në Evropë nuk merren vendimet me një votim të prerë mazhoritar, ku përjashtohet vullneti politik i shqiptarëve. Maqedonia do të shkatërrohet nëse nuk i qaset seriozisht vendimmarrjes ndërmjet dy popujve. Kjo e zgjidh problemin akut që e kemi brenda shtetit, ndërsa çështjet tjera i zgjidhim bashkërisht në kuadër të rrugës së integrimit për në BE dhe NATO.
Si i vlerësoni dy mandatet e koalicionit Gruevski-Ahmeti?
Të dështuar në të gjitha aspektet. Partia shqiptare nuk kupton se çka po ndodh në Maqedoni. Të vish prej një situate prej margjinave të shoqërisë dhe të vendosesh nën reflektorët e ekskluzivitetit të karrierës tënde, rrezikon që të kuptosh se ç'ka po ndodh. Gabimin e parë që e bën individi në këtë situatë është se e këmbën lirinë e popullit me lirinë e vet personale. E këmbën mirëqenien e popullit me mirëqenien e vet dhe nga kjo mosdije se çka po ndodh prodhojmë strategji qesharake, të cilat s'kanë të bëjnë asgjë me realitetin.
A është kombinim i duhur politik koalicioni Gruveski-Ahmeti?
Njëri i hutuar, tjetri i habitur. Partia e Ahmetit ishte e majtë, e Gruevskit e djathtë. Po pse erdhi te ky koalicion? Erdhi sepse VMRO dhe Gruevski trokitën në dyer të mbyllura të PDSH-së. Ne kemi qenë aleatë të natyrshëm që pas vitit 1993, PDSH si parti nacionale e qendrës së djathtë, kur trokitën në dyer tona u thamë se nuk jemi të gatshëm të funksionojmë me një koalicion artificial, që ka të bëjë me interesa momentale dhe grupore.
Dyert për koalicion me Gruevskin pra i hapi BDI?
Po, padyshim. Nga frika se do të vihet para përgjegjësisë për gjëmën e vitit 2001. Mua nuk më kanë bërë gjë, mirëpo do vëllezër e kushërinj të mi i ka bërë sallatë policia.
A po e pranoni faktin se partia e z. Ahmeti ka marrë besimin e elektoratit shqiptar në Maqedoni?
Edhe kjo është shumë e komplikuar. Z. Ahmeti kur del në zgjedhje bën koalicion me grupe të ndryshme etnike, për të cilën nuk jam kundër. Ai i ka pas vetes tërbeshët, që kanë 15 mijë deri n 20 mijë vota, boshnjakët, turqit, romët etj. Dhe me këtë arrin ta bëjë diferencën në raport me PDSH-në. Ndërsa, nëse flasim për legjitimet të vullnetit politik të shqiptarëve, ne e kemi një gjë të tillë, pasi votat e shqiptarëve i kemi ne, ndërsa grupet e ndryshme etnike Ahmeti i ka pas vetes.
A mund ta zgjidhë Ahmeti çështjen e emrit me Greqinë, pasi që fundi ai ka vizituar këtë shtet?
Ali Ahmeti i shërben tashme kryeministrit Gruevski për t'ia përmirësuar pak imazhin e tij se dëshiron të bisedojë me grekët. Ky nuk është problem mes maqedonasve dhe grekëve. Ky problem është virtual. Implikimi i këtij problemi i politikës maqedonase është drejtpërdrejt mbi shqiptarët. Këta nuk dëshirojnë ta ndërrojnë emrin, sepse e kanë në mendje qëndrimin e Gligorovit se kjo është tokë e tyre, është shteti i tyre dhe shqiptarët janë qiraxhinj këtu. Ky është mentalitet i shekullit XIX dhe kjo është këmbëngulja e tyre kaq brutale që të mos e ndërrojnë emrin. Ndërsa Greqisë kjo politikë i kushton vetëm një fjalë goje. Dy zëvendëskryeministrat për çështjen e integrimeve janë shqiptarë dhe kur këta të dy nuk mund t'i kryejnë funksionet e tyre është mercenari Ali Ahmeti që funksionon në emër të interesave maqedonase.
Si e vlerësoni qeverisjen aktuale në Kosovë?
Mungojnë sukseset praktike për mirëqenien e qytetarëve, jo suksese në krijimin e një shoqërie të shëndoshë, deri diku suksese në mbajtjen e qetësisë. Do të ishte fatale për Kosovën të humbë mbështetjen e aleatëve perëndimorë, por gjithashtu është fatale që të gjitha punët tua t'i kryejnë aleatët ndërkombëtarë. Mirëqenia nuk krijohet me protektorate ndërkombëtare. Jam i zhgënjyer me qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Sa më suportuese të jetë Qeveria e Kosovës ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, ajo mund të përdoret si biletë kusuri edhe në raportet tjera.
Çfarë ndikoi në ngrirjen e raporteve tuaja me kryeministrin Hashim Thaçi? Kur jeni takuar për herë të fundit me Thaçin, me të cilin kishit raporte miqësie në të kaluarën?
Kemi një shkrirje të raporteve. Herën e fundit me Hashimin jam takuar në mbledhjen komemorative për kryetarin e ndjerë të PDSH-së, Arbën Xhaferi. Ftohja e raporteve nuk është çështje e emocioneve individuale. Ju jap të drejtë që ata të kenë arsyetime se kanë telashe të mëdha, megjithatë unë nuk pajtohem me neglizhencën e tyre.
A keni komunikim me kryeministrin Thaçi?
Po. Nuk kemi ndonjë komunikim si kemi pasur më herët. Megjithatë, s'kemi të bëjmë me diçka individuale e private.
A ka përfunduar lufta përgjithmonë ndërmjet shqiptarëve dhe shumicës në Maqedoni?
Lufta është vetëm në një "time-out". Ajo luftë vazhdon dhe kjo është më e rrezikshme, pasi vazhdon nëntokë, ku dy palët zënë pozicionet e veta, qoftë të interesave ekonomike, apo të interesave tjera dhe insistimi ynë që për t'u hyrë marrëveshjeve të reja, negociatave të reja është një preventivë e një konflikti që na pret. Nëse ne si gjeneratë e durojmë këtë padrejtësi, nuk ka gjasa që gjeneratat tjera ta bëjnë një gjë të tillë. Pas kësaj do të ndodhë zhbërja e Maqedonisë... Dhe në rast të zhbërjes, secili ta gjejë rrugën vetë dhe një rrugë të tillë shqiptarët nuk e kanë larg.
Para pak ditësh e mori udhëheqjen e Qeverisë në Shqipëri, kryeministri i ri Edi Rama. Cili është opinioni i juaj për Ramën?
Shumë këmbëngulës për të bërë punë të mira në Shqipëri, por nuk e di nëse do të ketë sukses. Ndryshe është kur i trajton gjërat prej opozitës. Kam shpresa se do të arrijë t'i trajtojë disa gjëra me shpejtësi. Kam shpresa se do të jetë më aktiv në shpjegimin e drejtë të kërkesave të shqiptarëve të Maqedonisë. E njoh mirë, e kam mik të afërt, i njoh potencialet e tij politike dhe intelektuale.
Pse humbi Berisha në zgjedhjet e fundit. Ku gaboi ai?
Nuk do të ishte falënderuese të flas për gabimet e tij. Gjithmonë do të ndalem te një aspekt jetik. Më tepër mendoj se është një moment konsumimi objektiv politik se sa një çështje tjetër subjektive.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)