E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, një makinë përfshihet ngaflakët në qendër të qytetit

KORCE- Një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Korçës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 22.00 në Bulevardin “Republika”, në qendër të Korçës. Një automjet i tipit “Mercedez Benz”, me targë KO 69 46 B, në pronësi të shtetasit N.DH, banues në Korçë ka marrë zjarr.

Nga hetimet dhe këqyrja e automjetit rezultoi se ka qenë aksidentale dhe se automjeti ka qenë i parkuar, ndërsa në automjet nuk ka pasur persona.

Sipas policisë, mendohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në impiantin e automjetit.

Ndërkaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›