Topi: Këto zgjedhje na çojnë drejt BE-së

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, votoi në njësinë numër 9 në qendrën e votimit të ngritur në shkollën "Servete Maci". Në fjalën e tij presidenti Topi, u shpreh se zgjedhjet e sotme do të na çojnë drejt Bashkimit Europian. Presidenti theksoi se sot të gjithë janë të fokusuar tek zgjedhjet dhe se ato janë tepër të rëndësishme. "Zgjedhjet japin rrugën definitive të Shqipërisë", theksoi Topi. Presidenti i bëri apel partive të japin mesazhin e duhur.