Korçë, policia parandalon një vrasje, në pranga 17-vjeçari
KORÇE – Policia e Korçës parandaloi një vrasje në qendër të qytetit, ku një 17-vjeçar ka tentuar të vrasë pronarin e një lokali dhe djalin e tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, pasi 17-vjeçari L.H kishte ngacmuar kamerieren e lokalit.
“Arrestimi i tij u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës e konkretisht në lagjen nr.7 ne ambientet e një lokali, 17-vjeçari L.H për motive të dobta është konfliktuar me shtetasit (at e bir) M.P 21 vjeç dhe Dh.P 55 vjeç, ky i fundit pronar i lokalit “Vasport”. Gjatë konfliktimit 17-vjeçari ka tentuar t’i vrasë me armë zjarri pistoletë duke qëlluar njëherë, në drejtim të pronarit të lokalit. Sqarojmë se nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur.”- bëri të ditur Policia e Korçës.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë tip pistolete e tipit TT, një gëzhojë metalike kalibër 7.62 mm, një predhë arme zjarri, si dhe 6 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Materialet në ngarkim të shtetasit L.H do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentative” dhe “Mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake pa leje”.
(er.nu/BalkanWeb)