Rinisin reshjet e dëborës, probleme në disa zona në veri
TIRANE - Rinisin reshjet e dëborës në disa zona të veriut, kryesissht në Pukë, ku komuna Iballë vazhdon të jetë e bllokuar prej mëse një jave.
Ndërkohë akulli ka krijuar mjaft vështirësi në akset kryesore. Në aksin Qafe Mali-Fierzë ka prezencë të madhe akulli, ndaj kalimi është i detyrueshëm me zinxhirë. Po kështu edhe aksi Qafe Mali-Kukës e Gjegjan-Reps.
Në Tropojë të bllokuara janë komunat Margegaj e Lekbibaj, ndërsa në Has vijon të jetë e izoluar komuna Gjinaj.
Akulli dhe ngricat kanë krijuar probleme edhe në akset Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi, Kukës-Krumë e Morinë-Kalimash, të cilat janë detyrimisht të kalueshme vetëm me zinxhirë.
Rruga nacionale Peshkopi-Qafë Buall bllokohet herë pas here në disa segmente, ndërsa komuna Lurë në Dibër është pothuajse e bllokuar, sikurse dhe disa fshatra.
Ndërkohë që reshjet e borës janë ndërprerë, disa zona të vendit janë përfshirë nga temperatura të ulta. Në Korçë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, ku në ditët e kaluara ka pasur vështirësi, sot nuk ka probleme, pasi bora dhe akulli në rrugë janë shkrirë tërësisht.
(er.nu/news24/BalkanWeb)