Protesta e Vetvendosjes: Autoritetet kufitare i thonë sërish JO aktivistëve nga Tirana
Lëvizja Vetëvendosje pritet të zhvillojë sot protestën e dytë në dy pikat kufitare me Serbinë, në Merdare dhe te Dheu i Bardhë. Lëvizja vetëvendosja e cilësoi si antikushtetues dhe të turpshëm mocionin e Kuvendit të Kosovës për të rrëzuar marrëveshjen e 7 dhjetorit për reciprocitetit më Serbinë. Ky mocion mbështet marrëveshjet e arritura më beogradin në kadër të dialogut. Por ndërkohe si reagim ndaj këtij mocioni, Lëzivja Vetvendosja do të vijoj me protestat e saj duke këmbëngulur në bllokimin e mallrave serbe.
Ndërkohë në mbështetje të protestës së paralajmëruar të Vetvendosjes ,aktivistët shqiptarë që janë drejtuar drejt Kosovës, janë përballur sërish me probleme në pikën kufitare të Morinës.
Aktivistët pretendojnë se autoritetet kufitare po vonojnë qëllimisht procedurat për të mos lejuar mbërritjen e tyre në kohë në protestën e paralajmëruar.
Sipas tyre, autoritetet kanë nxjerrë pretendimin se shoferi i autobusit nuk ka certifikatë mjekësore, ndësa ky i fundit është pajisur me lejen e drejtimit prej 2 muajsh, dhe domosdoshmërisht e ka bërë kontrollin mjekësor.
Policia e Kosovës ka nxjerrë komunikata që informojnë gazetarët se si duhet të sillennë protestën e sotme. Në këtë komunikatë shprehet: Policia e Kosovës i mundëson opinionit publik që të ketë qasje në informacione dhe të dhëna mbi veprimtarinë e PK-së, dhe të drejtën e mediave për të raportuar në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me opinionin si dhe publikimin e informatave, deri në kufijtë ku nuk cenohet e drejta e individit, nuk pengohet ndjekja dhe hetimi i kryerësit të veprës inkriminuese ose nuk ndërhyn në procesin e zbatimi të ligjit. Ndërkohë policia I ka bërë thirrje protestuesve të mos bllokojnë rrugët.
Presidentja Jahjaga më herët në një takim me krerët e forcave politike dhe me kreun e lëvizjes Vetvendosja Albin Kurti është përpjekur të parandaloj protestat dhe I ka kërkuar Albin Kurtit të shmang dhunën gjatë protestave.
No related posts.