Korçë, prostituoi të dashurën e tij, prangoset 22-vjeçari
KORÇE - Shfrytëzonte të dashurën si "punëtore" seksi, arrestohet tutori. Pasditen e së shtunës, policia e Korçës vuri në pranga Aurel Dervishin, pasi akuzohet për "Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese". Burime nga policia lokale pohojnë se 22-vjeçari, banues në lagjen nr.8 të qytetit juglindor që prej disa muajsh shfrytëzonte si prostitutë 20-vjeçaren me inicialet P.K., banuese në lagjen nr.5 të këtij qyteti.
Mësohet se në shtator të vitit që shkoi 20-vjeçarja ka pasur një lidhje dashurie me Aurel Dervishin, por pak javë pas lidhjes, 22-vjeçari e ka detyruar të "dashurën" e tij që të prostituojë, duke ushtruar mbi të dhunë fizike e psikologjike. Të paktën kështu ka dëshmuar në polici e reja. Mësohet se Dervishi kishte marrë një shtëpi me qira në periferi të Korçës dhe i gjente klientë të moshave të ndryshme 20-vjeçares.
Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, blutë kanë mbajtur nën vëzhgim autorin e krimit. Sipas hetuesve të çështjes, Dervishi siguronte nga 2 mijë lekë të reja për secilin klient që i gjente P.K. "Në fillim ishim të dashur, duket se shkonim mirë. Më pas Aureli më detyronte të prostituoja. Nuk e denoncova se kisha frikë", është shprehur 20-vjeçarja.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)