Korçë, sherr për një vijë uji, 2 të plagosur me armë gjahu
KORCE – Një konflikt për një vijë uji mes dy familjeve në fshatin Mbroje të Korçës, ka degjeneruar sot deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Burime nga policia e Korçës bëjnë të ditur se dy vëllezër janë plagosur me armë gjahu, në fshatin Mbroje, pas një konflikti për arsye banale.
Mësohet se të plagosurit, Ashul dhe Genti Pacili, janë dërguar në spitalin e Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht mjekët thonë se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe nuk janë në rrezik për jetën.
Ndërkohë policia ka arrestuar Kristaq e Jorgo Mitrollarin, babë e bir, të cilët dyshohen si autorët e ngjarjes së rëndë.
(er.nu/BalkanWeb)