Sherr për ujin, plagosen vëllezërit në Korçë. Dy të lënduar edhe në Elbasan
Elbasan/Korçë- Dy vëllezër janë plagosur në Korçë pas një konflikti banal me një person të tretë për vijën e ujit në fshatin Mbroje.
Sipas burimeve të policisë së Korçës, vëllezërit janë qëlluar dhe plagosur me armë gjahu nga një person që është identifikuar nga policia dhe ka nisur puna për kapjen e tij.
Mësohet se të plagosurit, njëri prej të cilëve Genti Pacili, janë dërguar në spitalin e Korçës dhe mjekët thonë se gjendja e tyre është e jashtë rrezikut përjetën.
Sakaq, si pasojë e një konflikti në mes të dy personave në rrugë kanë mbetur të plagosur njëri prej tyre dhe një kalimtare. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në zonën e Namazgjasë në qytetin e Elbasanitku sipas policisë, Ermir Kuruni u qëllua me armë zjarri nga shtetasi Florenc Lamçe, pas një konflikti mes tyre.
Për pasojë ka mbetur e plagosur 55-vjeçarja Fiqerete Manushi, një kalimtare e rastit. Të plagosurit janë dërguar meurgjencë drejt spitalit rajonal ku po marrin edhe ndihmën mjekësore. Ndërsa autori është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. Mësohet se Florenc Lamçe është person me precedent penal dhe ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet për vrasjen e biznesmenit Almir Cani. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.