E Martë, 3 Nëntor 2026

Korçë – Vajzat të interesuara për profesione, kërkesat më të larta në drejtimin hoteleri-turizëm

I mbarë ka qenë ky fillim viti shkollor edhe për shkollën profesionale shërbime në Korçë, ku ende vijojnë të paraqiten nxënës që kanë përfunduar arsimin bazë dhe regjistrohen për të vijuar studimet në një prej drejtimeve që kjo shkollë afron.

Sipas Drejtoreshës së Shkollës Profesionale Tatjana Mero, lajm i mirë është që vitet e fundit është rritur numri i vajzave që zgjedhin arsimin profesional.

“Çdo ditë numri i regjistrimeve është rritur dhe vazhdojmë të presim pasi vijojnë deri në fund të muajit. Për ne është pozitive që numri i vajzave është në rrije. Kjo tregon që shkolla jonë jep një siguri, cilësi dhe mundësi që ato të gjejnë vetën në tregun e punës apo dhe për shkollim të lartë”, shprehet Mero.

Kërkesat më të shumta nga ata që kanë zgjedhur të studiojnë pranë kësaj shkolle janë për drejtimin hoteleri-turizëm.

Regjistrimet për klasat e 10-ta në shkollat profesionale do të vijojnë të jenë të hapura deri në fund të muajit shtator.

Gazetare Eftjola Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›