Siguria në shkolla në Kukës, Policia Rrugore në terren për menaxhimin e trafikut

Orët e para të ditës dhe ato të drekës, që përkojnë me nisjen e përfundimin e procesit mësimor, janë më të ngarkuarat përsa i përket trafikut të mjeteve në rrugët e qytetit, kryesisht në afërsi të shkollave.
Për të shmangur problematikat që krijohen pikërisht në këto orare, kryqëzimet pranë shkollave monitorohen nga Policia Rrugore dhe ajo bashkiake, kjo në kuadër të një bashkëpunimi për garantimin e sigurisë së nxënësve.
Shefi i Sigurisë Rrugore në DVP, Angjelin Zefi tha se “shumë shpejt do të nisë puna edhe për ndërtimin e rreth rrotullimeve dhe vendosjen e sinjalistikës në zonat problematike”.
Sipas tij ka një bashkëpunim të mirë me bashkinë për të menaxhuar trafikun në qytet, ndërsa me ZVA dhe Drejtorinë Rajonale të Arsimit në Lezhë, janë hartuar praktika mësimore edhe për nxënësit me të cilët do të zhvillohen orë mësimi për njohjen e sinjalistikës dhe rregullat e qarkullimit rrugor.
Numri i mjeteve në qytetin e Kukësit është rritur vit pas viti. Një pjesë e drejtuesve të mjeteve janë ende larg respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në zonat urbane e shpeshherë janë bërë precedent edhe për ngjarje të jashtëzakonshme.
Gazetar: Bujar Muçmata
/rtsh.al/