Korçë- Lëvizja e një shkëmbi në Dhëmblan rrezikon banorët.
Korçë- Lëvizja e një shkëmbi në Dhëmblan rrezikon banorët.
Rreth 100 m mbi fshatin Dhëmblan në Korçë një shkëmb është bërë objekt rreziku për banorët . Dalja e tij nga vendi ka ardhur si pasojë e motit të keq këto ditë në vend. Për të shmangur pasoja të rënda që mund të sjellë shkëputja e tij në prefekturën e Korçës është mbledhur Shtabi i emergjencave i cili ka shpërndarë menjëherë detyrat.