Peqin- Gjenden 8 predha pranë një shkolle 9 vjeçare.
Peqin- Gjenden 8 predha pranë një shkolle 9 vjeçare.
Në fshatin Karinë të rrethit të Peqinit janë gjetur 8 predha të vjetra luftarake. Ato janë hasur paraditen e sotme, afërsisht në orën 10 : 00 nga disa banorë të zonës. Ata kanë qenë duke punuar tokën në afërsi të një lugine rreth 300 m larg shkollës, kur lopatat u kanë cekur në predha. Menjëhërë, banorët kanë lajmëruar policinë, e cila ka bllokuar zonën deri sa bredhat janë hequr prej aty. Njësitë e specializuara kanë zhvendosur predhat për t'i cuar më pas në një nga pikat më të afërta të grumbullimit dhe demontimit.