Gjashtë citime nga fjalimi i kryeministrit për Gërdecin
Më poshtë kam shkëputur disa citime të marra nga fjalimi i Sali Berishës në Parlament të mërkurën në mbrëmje. Citimet janë në thonjëza dhe poshtë tyre është komenti im. Dua të them që ky njeri gënjen. Për të qenë krejtësisht i hapur si lexues i “Shekullit” që nga numri i parë, po ju them me ndershmëri se kam besuar deri para pak ditësh se Berisha ishte budalla, por i ndershëm. Pas ngjarjeve të fundit dhe pas këtij fjalimi, besoj plotësisht se është një njeri i ulët që gënjen për të mbrojtur bizneset e familjes së tij. Është thjesht një sekser i këtyre bizneseve, dhe mashtrues ordiner. Ose i papërgjegjshëm për ato që thotë. Në të dyja rastet, i panevojshëm për këtë vend dhe banorët e tij.
1
PJESË NGA FJALIMI I BERISHËS:“…Ka pasur një operacion kërkim-shpëtimi të përmasave që vendi rrallë mund ta ketë përjetuar. I kemi dhënë mediave me dhjetëra e dhjetëra komunikata…”Nga kjo fjali kuptoj se ky njeri kur bën detyrën e vet, mendon se meriton lëvdata. Kjo do të thotë se rrallëherë e bën detyrën. Dhe në rastin konkret, pak vlerë ka të vetëvlerësohesh për “shpërndarje komunikatash”, kur nuk ke bërë detyrën kryesore të një lideri: mbrojtjen e popullsisë civile nga rreziqet.2PJESË NGA FJALIMI I BERISHËS:“…Ky ishte vlerësimi i parë, kishte kafshë të vrara, problemi ishin njerëzit…”(!) Shikoni pak çfarë renditje fjalie.. kafshët të parat, pastaj kujtohet befas se janë dhe njerëzit... 3PJESË NGA FJALIMI I BERISHËS:“…Kam vizituar një pjesë të madhe të familjeve të viktimave. Kanë kërkuar garanci të plotë për dy gjëra, evidentimin dhe kompensimin e dëmeve. Iu kam premtuar se kjo do të bëhet me vendosmëri të plotë dhe pa asnjë shmangie. …Ne paratë do t’ia japim të zotit të shtëpisë dhe ata të vendosin… “Vendosmërinë e plotë” le ta tregojë me veten e tij dhe me ministrat që kanë nënshkruar VKM-të për Gërdecin. Paratë le t’i marrë nga milionat e tyre nëpër banka dhe nga milionat e fëmijëve të vet që u shfaqën në listat e milionerëve në vend të dytë pas Nanos, menjëherë sapo ky u bë kryeministër. Paratë e buxhetit të shtetit janë të shqiptarëve që ua mbajnë muaj për muaj nga rroga në kushtet e çmendjes së çmimeve. Ndaj ky, të mos flasë për paratë e buxhetit “me vendosmëri të plotë”, se nuk ia ka lënë babai i vet trashëgimi.4PJESË NGA FJALIMI I BERISHËS:“…Kam deklaruar se në listën e dorëzuar nga autoritetet e kompanisë nuk figurojnë fëmijë, por kam deklaruar mbrapa se nuk përjashtoj punën në të zezë ...Më kanë thënë se nuk ka fëmijë…Është engjëll i shkreti, mos e ngacmoni. Ashtu i thanë, ashtu tha. Ky vetë nuk di asgjë.. Ky që di linjat e drogës me autobusë, klanet e zemunit, dashnoret e të gjithëve, baxhanakët e të gjithëve, ky i gjithëdituri, papritur nuk dika gjë as për fëmijët e fabrikës, as për baxhanakun e vet. 5PJESË NGA FJALIMI I BERISHËS:“…Unë deklaroj këtu para parlamentit, para çdo shqiptari, se nuk kam pasur asnjë dijeni për poligonin e Gërdecit.. Për herë të parë në jetën time kam dëgjuar emrin Gërdec, më 15 mars, pas orës 12, ditën e katastrofës… Pastaj, dy paragrafë më poshtë kryeministri thotë: “…Para shumë muajsh shkruajnë se ka kërcënim që andej (Gërdeci). Pyes dhe më thonë se janë demontim fishekësh në një distancë 8-10 km nga rruga”…Një gjë s’po marr vesh unë…Një herë betohet që s’ka dëgjuar për Gërdecin para datës 15 mars, e ca me poshtë thotë qe i paskan thënë “muaj më parë” që paska kërcënim që andej…Si ka mundësi që gënjen kaq hapur ky njeri?6PJESË NGA FJALIMI I BERISHËS:“..I kam kërkuar menjëherë ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Mbrojtjes (!!!) të nisen në vendngjarje. Në përputhje me ligjet e vendit… “ (!)Po në cilat ligje u mbështete? Sepse pak më lart, në po të njëjtin fjalim, the që ti “nuk ke të drejtë të kërkosh nga ministri i Mbrojtjes… sipas Ligjeve të miratuara prej JUSH zotërinj..”.