Korce 30-vjecari vritet ne gjueti
KOR- Nje udhetim gjuetie ne Korce eshte shnderruar ne nje tragjedi per nje 30-vjecar nga Tirana. Ai eshte qelluar pa dashje nga kusheriri i tij dhe ka gjetur vdekjen. Sipas burimeve zyrtare te policise dy te rinjte kane udhetuar nga kryeqyteti per te shkuar per gjah ne zonen e Lekasit ne rrethin e Korces. Mendohet qe njeri prej kusherinjve 23 vjec te kete qelluar mbi te riun me arme gjahu nga pakujdesia duke e lene te vdekur ne vend. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 22.00 te mbremjes te se martes ne afersi te fshatit Lekas ne rrethin e Korces. Nje telefonate e ardhur ne policine e Korces nga banore te zones ka vene ne alarm uniformat blu ndersa nje grup i posacem hetimor eshte nisur me urgjence drejt vendit te ngjarjes. Nuk dihen rrethanat ne te cilat ka ndodhur vrasja e te riut 25- vjecar nga Tirana por nga te dhenat paraprake prane vendit te ngjarjes dyshohet se vrasja me arme gjahu te jete aksidentale. Grupi hetimor ndonese ka shkuar prane vendit te ngjarjes ne nje zone te pyllezuar e ka pasur te pamundur te kryeje veprime ne skenen e ngjarjes pasi erresira e nates nuk ka mundesuar nje gje te tille. Policia lokale nuk ben te ditur identitetin e viktimes dhe te afermit te tij nderkohe qe trupi i pajete i te vrarit eshte transportuar drejt morgut te spitalit te Korces. Burime te policise juglindore thane se po hetohet per zbardhjen e ngjarjes nderkohe qe grupi hetimor mengjesin e sotem do te rikthehet perseri ne vendin e ngjarjes per te punuar mbi te. Ajo qe ka shqetesuar policine jane reshjet e dendura te shiut te cilat kane rene gjate nates se kaluar gje qe demton vijimesine e hetimit ne vendin e krimit pasi provat shkencore demtohen duke shkuar drejt prishjes se tyre.