E Diel, 1 Nëntor 2026

USAID Afati per gjykatat fundi i muajit

Qeveria Amerikane i ka bere nje tjeter apel politikes shqiptare te miratoje ligjin per gjykatat administrative para dates 30 shtator.

Zhozef Uilliams drejtor i misionit te USAID-it ne Shqiperi i ben thirrje politikes te gjeje gjuhen e perbashket per te kaluar ligjin. Qe ne fillim te ketij viti kam bere apel te gjere ndaj dy partive kryesore per miratimin e ketij ligji per shkak se po afronte afati perfundimtar dhe pas ketij afati ne smund te vepronim me. Fatkeqesisht kjo pike ka arritur. Dhe si menaxhere te pergjegjshem te fondeve te Qeverise Amerikane i vetmi veprim i matur per tu ndermarre ne mungese te ligjit eshte perfundimi i programit te shpenzimeve per gjykatat administrative shprehet Uilliams.

Por ai shpjegon se humbjet nga zvarritja e ligjit qe ndodhet ne sirtaret e Kuvendit prej gati dy vitesh do te ishin shume me te medha se sa djegia e fondeve. Nuk do te blihen pajisjet qe ishin parashikuar nuk do te vihet ne pune sistemi elektronik i menaxhimit te ceshtjeve gjyqesore nuk do perfundoje legjislacioni gjyqesor nuk do perfundoje trajnimi i gjyqtareve dhe avokateve etj. Por efekti perfundimtar do ishte shume me i madh se kaq. Besimi i qytetareve dhe i komunitetit te biznesit do te vihej ne rrezik shton Uilliams.

USAID ka qene ne krye te procesit per krijimin e gjykatave administrative qe prej gati dy vitesh. Zoti Uilliams shpjegon se pse ndertimi i tyre eshte shume i rendesishem. Perfitimet kryesore jane te lidhura me forcimin e transparences dhe eficences. Duke patur gjykata te specializuara ne ceshtjet administrative biznesit dhe individeve u ofron mundesi per zgjidhje te shpejta transparente dhe eficente per konfliktet e mundshme tregtare. Per me teper ofrohet edhe parashikueshmeri qe eshte shume e domosdoshme per nje klime pozitive investimesh vijon drejtori i USAID. Ligji per gjykatat administrative eshte kerkuar me kembengulje edhe nga te gjitha shoqatat e biznesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›