Itali arrestohen 22 shqiptare per trafik nderkombetar droge
Nga nje operacion i nisur qe ne vitin 2008 qe kishte ne qender trafikun nderkombetar te droges jane arrestuar nga policia italiane 22 shqiptare mes tyre dhe nje grua. Gjate hetimit te veprmtarise kriminale hetim i cili zgjati 2 vjet dhe per te cilin u angazhuan rreth 150 punonjes policie jane konfiskuar 27 kg droge kokaine e paster me vlere 20 milion euro dhe 48 kg marijuane me vlere 600.000 euro. Nga te 22 te arrestuarit te gjithe me kombesi shqiptare 19 prej tyre ishin korriere te cilet transportonin drogen nga Belgjika dhe Shqiperia te cileve iu sekuestruan 11.000 euro dhe me shume se 600 makina te regjistuara me emra te rreme dhe qe perdoreshin per transportin ilegal te droges. Mes ketyre makinave policia njoftoi se eshte dhe nje Porsche Cayene 4500 e cila eshte perdorur gjithashtu per transportin e droges.
Perfundimi me sukses i ketij operacioni u be i mundur si rezultat i bashkepunimit te Ministrise se Brendshme Drejtorise se Pergjithsme te Anti-droges nepermjet nje leterkembimi te vazhdueshem te menaxhuar nga prokurororia e Peruxhias.
Grupi kriminal me qender ne Abruzzo Marche Emilia Romagna dhe Lombardi ushtronte aktivitetin ne te gjithe italine. Ne te njejten kohe tashme kane nisur hetimet per konfiskimin e te gjitha pasurive te kesaj organizate kriminale.