E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë/ Arrestohet një shtetas për armëmbajtje pa leje, i dënuar edhe më parë

Një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje është goditur nga Policia në Korçë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë kanë vënë në pranga shtetasin Dh. M., banues në Mborje, i cili rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë dhe një krëhër me municion luftarak, të cilat mbaheshin pa leje.

Policia bën me dije se operacioni u zhvillua në kuadër të kontrolleve të shtuara për rritjen e sigurisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›