E Enjte, 5 Nëntor 2026

Korçë, Mano: Institucionet punësojnë persona me kontratë në kundërshtim me ligjin

Partia Demokratike dega Korçë, përmes një deklarate për shtyp, këtë të shtunë, ka denoncuar punësimin nga ana e institucione shtetërore të punonjësve me kontratë, gjë e cila në bazë të kodit zgjedhor nuk lejohet në këtë periudhë zgjedhjesh. Ka qënë Andrea Mano, kandidati për deputet për qarkun Korçë, i cili është shprehur se kjo është e papranueshme, pasi cënon votën e lirë të qytetarëve.

Të gjitha këto sipas Manos, janë tregues se institucionet qëndrore dhe lokale i ka zënë paniku.

Mano ka shtuar më tej se të gjitha këto raste të paligjshme, të cilat cënojnë cilësinë e zgjdhjeve në Korçë, do të denoncohen pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›