E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce OMONIA zhduk varret e fshatit

/ /

Por ky veprim ka indinjuar banoret e fshatit pasi sipas tyre pjesa e betonizuar ka zhdukur varret e te pareve. Gjithcka nisi me ngritjen e nje kryqi disa vite me pare nga nje banor i Boboshtices i cili eshte larguar ne emigracion. Asokohe banoret nuk reaguan negativisht per faktin se Boboshtica dominohet nga nje popullsi e krishtere. Kryqi u ndertua ne kohen kur u restauruan nje sere simbolesh te komunitetit ortodoks. Por kohet e fundit nje grup personash punuan ne varrezat e vjetra te fshatit duke betonuar nje siperfaqe toke rreth e rrotull kryqit metalik. Me pas ata vazhduan me betonimin e nje rruge e cila lidh kryqin me sheshin e varrezave. Banoret shprehen se rruga e betonuar qe kalon mespermes varrezave ka demtuar e zhdukur gjurmet e eshtrave te te pareve te tyre. Sipas tyre iniciativa per te betonuar nje pjese te varrezave te vjetra te fshatit Boboshtice ka ardhur nga dega e OMONIA-s ne Korce. Perfaqesues te saj jane kujdesur per memorialin ne forme kryqi ne nderim te ushtarit te rene grek me pretendimin se ky vend tashme eshte mjaft i vizitueshem nga turistet greke. Banore te Boboshtices jane kunder zaptimit te varrezes ndaj ata kerkojne te prishet pjesa e asfaltuar e cila sipas tyre eshte mbi varret e vjetra.
Ilo Kuneshka 80 vjec nje nga banoret me te vjeter te ketij fshati u shpreh dje se vendoret duhet te marrin masa ndaj ketij veprimi te OMONIA-s. Nuk eshte e drejte te zhduken varret e te pareve tane dhe mbi to te vihet beton u shpreh i moshuari.
Edhe banore te tjere te Boboshtices shprehen kunder betonimit te kesaj pjese te varrezes. Sipas tyre dega e OMONIA-s pretendon se tashme ky vend eshte mjaft i vizitueshem nga turiste greke qe vijne te nderojne kujtimin e ushtarit te rene ne kohen e Luftes se Dyte Boterore. Per kete arsye rruga duhej te shtrohej qe ata te mos perbalten. Eshtrat e ushtarit te rene grek nuk ndodhen ne vendin ku eshte ngritur memoriali i kryqit por ne varrezat e tjera te fshatit u shpreh me tej i moshuari. Banoret u shprehen dje se veprimet e OMONIA-s per te zene me beton nje pjese te varrezave jane kryer pa dijenine dhe pelqimin e pleqesise se fshatit. Edhe kryetari i komunes se Drenoves Flamur Sala pohon se nuk eshte marre leje ndertimi per kete investim sado te vogel qe eshte bere per betonimin e nje pjese te varrezave te fshatit Boboshtice. Por ne degen e OMONIA-S ne Korce kreu i saj Naum Disho pretendoi te kunderten. Sipas tij pleqesia e fshatit ka dhene aprovimin per shtrimin e rruges permes varrezave. Sipas Dishos ky reagim i tanishem i disa banoreve te Boboshtices afro nje muaj pasi jane kryer punimet per hedhjen e betonit ne varrezat e vjetra te fshatit nuk ka asnje baze. Ai theksoi se per ndertimin e kesaj rruge ka investuar konsullata greke. Por kjo deklarate e tij solli nje reagim te menjehershem te konsullates e cila e pergenjeshtroi ate. Ne degen e OMONIA-s ne Korce u shprehen se punimet e kryera afro nje muaj me pare per te mbuluar me beton vendin rrotull kryqit metalik dhe te shtrimit me beton te rruges qe kalon ne varreza nuk kane asgje shqetesuese perderisa nuk jane cenuar pjese te varrezes ku duken qarte varret me kryqe guri persiper. Banoret Reaguam qe ne fillim

Banoret e Boboshtices u shprehen se kane reaguar qe ne fillim te punimeve per betonimin e rruges. Ata jane ballafaquar me perfaqesues te OMONIA-s ne Korce dhe keta te fundit kane rene dakord qe te prishet rruga prej betoni e cila kalon mes permes varreve. Por pasi eshte germuar me kazme ne nje pjese te saj sikur ajo do te prishej me pas gjithcka eshte lene ne harrese.

KORE/ GEZIM ASHIMI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›