E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-polici Si i terhoqem nga Cerriku kufomat e gardisteve te vrare ne 97-n

TIRANE - Nje ish-efektiv i policise se Elbasanit ne vitin 1997 deshmoi dje ne Gjykaten per Krimet e Renda se si kishte terhequr trupat e pese prej gardisteve te vrare ne ngjarjen e njohur si masakra e Cerrikut. Ne seancen e djeshme ne ngarkim te personave te akuzuar si autore te kesaj ngjarjeje deshmitari Cena ka pohuar se ne Cerrik ishte futur me ndermjetesimin e nje banori te zones. Ibrahim Cena ish-zevendesshef i Policise Kriminale ne policine e Elbasanit nuk kishte qene prezent ne ngjarjen ku forcat e policise u perballen me persona te armatosur ne qender te qytezes se Cerrikut ne 23 maj te vitit 1997. Diten e ngjarjes ai kishte qene duke qarkulluar neper Elbasan ne funksion te detyres se tij kur ishte njohur me ate ckishte ndodhur ne Cerrik. Disa prej te plagosurve qe erdhen nga Cerriku i nisem me helikopter per ne Tirane eshte shprehur deshmitari. Sipas deshmitarit ai ishte lajmeruar nga eproret e tij se do te shkonte ne Cerrik te terhiqte trupat e gardisteve te vrare. Para gjykates deshmitari eshte shprehur se atje do te futej me ndihmen e nje ndermjetesi dhe se duhet te shkonte i paarmatosur. Mora nje autoambulance me gjithe shoferin e saj dhe u nisem drejt Cerrikut. Ndermjetesi ishte me nje automjet para nesh eshte shprehur deshmitari. Sipas tij para se te futeshin ne Cerrik ishin ndaluar ne nje postbllok ku ishin kontrolluar. Deshmitari eshte shprehur se ndermjetesi i kishte pohuar se nuk do ta shoqeronte ne vijim por te ishte i sigurt se nuk do ti ndodhte asgje. U futa ne Cerrik. Ishte blindi i djegur ne sheshin para kinemase ka treguar deshmitari. Sipas tij dy nga trupat e djegur i kishte gjetur jashte blindit ndersa dy brenda tij. Po sipas deshmitarit nje trup te peste e kishin gjetur ne spitalin e Cerrikut. Ishim ne dijeni se ishin 6 trupa te pajete ka thene deshmitari. Sipas tij ne vijim ai kishte kerkuar ne disa parcela prane perroit te Garunjes por nuk kishte gjetur gje. Me pas duke i transportuar me autoambulancen trupat e pajete te gardisteve ishin derguar ne morgun e spitalit te Elbasanit. Seanca e djeshme ishte e 89-ta ne radhen e seancave gjyqesore te ketij procesi tek Krimet e Renda. Per ngjarjen e njohur si masakra e Cerrikut Prokuroria per Krimet e Renda ka vene nen akuze nente persona. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›