E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, Rama me vullnetarët: Për një Shqipëria si Europa

Gjatë një takimi zhvilluar në Korçë, me të rinjtë që kanë zgjedhur të jenë pjesë e rrjetit të vullnetarëve, kreu i PS-së Edi Rama ka nënvizuar idenë se do ti hapet rrugë endrrës 18 vjeçare të shqiptarëve për një Shqipëri si gjithë Europa. 

KORÇE- Gjatë një takimi zhvilluar në qyetin e Korçës, me të rinjtë që kanë zgjedhur të jenë pjesë e rrjetit të vullnetarëve, kreu i PS-së Edi Rama ka nënvizuar idenë se do ti hapet rrugë endrrës 18 vjeçare të shqiptarëve për një Shqipëri si e gjithë Europa.
“Ne do t’i hapim rrugë ëndrrës evropiane të marrë peng nga politika e vjetër e zanatçinjve të urrejtjes e të dasive mes njerëzve të pafajshëm e papushtetshëm, që prej 18 vjetësh përçahen e sundohen, herë në emër të së majtës, e herë në emër të së djathtës, nga një grusht fajtorësh të pushtetshëm. Më 28 qershor shumica e papushtetshme do ta çliroj nga litarët e interesave të pakicës së pushtetshme ëndrrën evropiane të lirisë, barazisë, e vëllazërimit”- tha Kryesocialisti Rama.
Gjatë këtij takimi kreu i PS-së, ka theksuar se politika e re e socialistëve synon të ndryshojë politikën e qeverisjes.
“Unë nuk jam këtu për tu ngjitur me çdo kusht në qeveri bashkë me disa të tjerë dhe për të vazhduar të njëjtin avaz të 18 viteve keqqeverisje, por jam këtu për ta ndryshuar bashkë me ju avazin duke ndryshuar politikën. Sepse vetëm kështu mund të ndryshojë dhe rezultati i qeverisjes në të mirë të vendit e secilit”- tha Rama. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›