E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marubi, organizon javë kulturore kundër qeverisë

Një javë e hapur kulturore. Është ky reagimi që akademia e filmit Marubi ka bërë ndaj përpjekjes së qeverisë për t’i marrë një pjesë të territorit. Të rinjtë kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Kuturës. Çashku e ka konsideruar të paligjshme ndërhyrjen 

TIRANE- Akademia e filmit “Marubi” i është kundrapërgjigjur me një javë të hapur kulturore përpjekjes së qeverisë për ti marrë një pjesë të territorit kësaj shkolle. Java kulturore është hapur me një koncert live të të rinjve, të cilët kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit të Kulturës Ylli Pango.
Ndërkohë, disa orë më parë Rektori i Akademisë të filmit “Marubi”, Kujtim Çashku i ka denoncuar si të paligjshme veprimet e forcave të rendit për ti nxjerr me dhunë nga ambientet nxënësit dhe petagogët e kësaj shkolle. Ai ka deklaruar se i takon sistemit gjyqësorë që ti jap zgjidhje këtij konflikti civil, ku Akademia dhe qeveria janë palë me të drejta të barabarta.
Rektori Çashku u ka bërë thirrje forcave të rendit që të mos bëhen palë në këtë konflikt, por të veprojnë në përputhje me ligjin për policinë e shtetit. Pasi çdo ndërhyrje nga ana e saj sipas Çashkut do të ishte në kundërshtim me qëllimin e ekzistencës së policisë që është ruajta e rendit dhe qetësisë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›