Korçë/ Shpërndanin kokainë në qytet dhe posedonin armë të ftohta, në pranga 2 persona

Policia e Korçës ka vënë në pranga 2 persona të cilët shpërndanin lëndë narkotike në qytet dhe posedonin armë të ftohta në banesat e tyre.
Po ashtu, është proceduar penalisht dhe një 41-vjeçar i cili kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin dy të arrestuarit dhe nuk kallëzoi krimin.
Policia sqaron se pas një hetimi 1-mujor, janë arrestuar 55-vjeçari I.B., dhe 35-vjeçari L..L.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e dy të arrestuarve gjetën rreth 500 gramë kokainë, një pjesë e saj e ndarë doza, 2 peshore elektronike, mjete që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike në doza, shuma parash në valuta të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, 1 bajonetë metalike, 1 thikë, 1 automjet tip “Nissan” dhe 4 celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
/rtsh.al/