E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rritja e investimeve te huaja uli papunesine

Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur bordin e Agjencisë për investimet e huaja AIDA. Ai i është referuar raportit ekonomik të OPDAT për Shqipërinë, i cili sipas kryeministrit është i njëjtë me atë të Komisionit Evropian, përsa i takon rritjes së investimeve të huaja dhe uljes së papunësisë në vend.
Sipas këtij raporti në Shqipëri janë rritur me 1 miliardë dhe 30 milionë dollarë investimet e huaja, si një vend me perfomacë shumë të mirë të atraksionit dhe kjo bazohet në sistemin fiskal dhe taksat e ulëta

“Sipas këtij raport Shqipëria renditet në grupin e vendeve me performancë shumë të mirë përsa i përket treguesve të atraksionit, tërheqëjes, ajo qëndron më lart, pasi i referohet sistemit fiskal dhe takave të ulëta. Vendet me indeks potencialiteti të madh janë vendet e vogla. Dy janë faktorët: rregullat liberale dhe sistemi fiskal, pozicioni gjeografik dhe burimet natyrore”- theksoi shefi i qeverisë, i cili shtoi se investimet e huaja direkte në fushën e prodhimit, çka përbën një zhvillim pozitiv pasi punëson më shumë njerëz.

Ai tha se sipas raportit në Shqipëri papunësia jo vetëm që nuk u rrit, por pati tendenca të lehta ulje, si pasojë e rrijes së investimeve të huaja dhe rritjes së investimeve në fushën e prodhimit, e cila është shqoëruar me rritje punësimi nga viti në vit dhe ulje të papunësisë.

“Në kohën e sotme dhe në kushtet e një krize globale, nuk ka diskutim se problemi më madhor në çdo shoqëri mbetet punësimi. Qëllimi më i rëndësishëm i veprimtarive ekonomike është punësimi”- nënvizoi Berisha, i cili vijoi se ky raport është i njëjtë me atë të botuar në Komisionin Evropian.
Raporti i KE-së sipas kryeministrit jep alarmin e ekonomitë e mëdha janë në recesion, po jo në Shqipëri dhe në Kosovë.
Dukeu bazuar tek raporti i Komisionit Evropian për punësimin kreu i qeverisë publikoi edhe shifrat e uljes së papunësisë nga vit në vit në Shqipëri përsa i takon sektorit publik dhe privat dhe rritjes së investimeve.

“Suksesi i vërtetë është punësimi i qytetarëve. Çfarë thotë raporti i KE-së?
Punësimi në Shqipëri nga viti në vit u rrit me 4%, në sajë të punësimit në sektorin privat u rrit 5,5 %, në sektorin publik punësimi u zvogëlua, papunësia ka mbetur në nivelin 13.5% .Investimet e huaja direkte në tremujorin e parë të 2012 u rritën dy herë më shumë se në tremujorin e parë të 2011, ndërsa korxhi publik ka rënë nga 60% në 57%”- deklaroi Berisha, i cili garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të rritur investimet e huaja ne vend.

Kryeministri Berisha deklaroi gjithashtu në mbledhjen e bordit të Agjencisë së zhvillimit të investimeve tha se thithja e investimeve është beteja më e madhe dhe se qëllimi për vitet e ardhshme është që investimet nga 1.3 miliardë dollarë që ishin një vit më parë të shkojnë në 2 miliardë dollarë. Në këtë linjë edhe ministri i Financave Ridvan Bode listoi enegjerinë si sektorin prioritar ku duhet të tentohet thithja e investimeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›