E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet ne Rusi sot dite zie kombetare

Rusia ndodhet në dite zie kombëtare për të nderuar viktimat e përmbytjeve të mëdha që përfshinë rajonin e Krasnodar në jug të vendit. Të paktën 171 persona kanë humbur jetën nga katastrofa natyrore, kane bërë me dije autoritetet ruse të dielen. Presidenti Vladimir Putin ka kërkuar nisjen e hetimeve për faktin nëse banorët u paralajmëruan majftueshëm për katastrofën. Një hetim i pavarur ka nisur për një neglizhence të mundshme.
Dita e zise dhe nisja e hetimeve janë kërkuar nga presidenti Putin, pasi u kthye nga zonat e prekura, të cilat i vizitoi me helikopter të shtunën.
Kjo është fatkeqësia e parë, që kur Putin u rikthye në krye të Kremlinit për një mandat të tretë këtë vit.
Përmbytjet më të rënda për dekada të tëra goditën rajonin e Krasnodar mbrëmjen e së premtes, pas shirave të furishëm që vazhduan për ditë të tëra. Shumica e atyre që vdiqen banonin në Krymsk, një qytet prej 57 mijë banorësh. Por viktima janë raportuar edhe në resortin e Detit të zi në Gelendzhik dhe në qytetin port të Novorossiysk.
Guvernatori i Krasnodar Alexander Tkachev, tha të dielen se më shumë se 24 mijë persona janë prekur nga përmbytjet, sipas raportimeve të mediave ruse. Autoritetet rajonale kanë thënë se më shumë se 5 mijë shtëpi janë mbytur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›