E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, abuzoi seksualisht me mbesat, gjykata liron xhaxhain

KORCË- Gjykata e Korcës ka lënë të lirë 34-vjecarin Mikel Zemblaku, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy mbesat e tij 4 dhe 6-vjecare.

Seanca ndaj Mikel Zemblaku u zhvillua paraditen e sotme në gjykatën e Korcës, ku ndaj 34-vjecarit u mor masa e detyrim paraqitjeje. Masa u kërkua nga Porkuroria e qytetit, e cila deklaroi se nuk ka prova që vërtetojnë akuzat që rëndojnë mbi 34- vjecarin.

Historia u denoncua në media të enjten e 15 shtatorit nga e ëma e dy vajzave të mitura J.Z, e cila pas katër vitesh presion nga i shoqi të cilit ja kishte rrëfyer gjithë historinë vendosi të denonconte në polici kunatin e saj.

Mjekësia ligjore vërtetoi se dy vogëlushet ishin ngacmuar seksualisht, ndërsa sot gjykata mori vendimi që xhaxhai abuzues, i cili luante ‘doktorash’ me mbesat e tij të lihej i  lirë për mungesë provash. Nëna është marrë ndërkohë në mbrojtje nga policia, pasi ajo ndihet e kërcënuar për jetën.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›