E Diel, 1 Nëntor 2026

Bien temperaturat te marten ulje me 10 grade Celcius

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të marrin fund me mbylljen e kësaj jave.

Mbrëmjen e së hënës territori shqiptar pritet të përfshihet nga vranësirat dhe shirat.

Por ndryshimi përfundimtar i stinëve sipas sinoptikanëve pritet të jetë ditën e martë kur ata parashikojnë ulje të temperaturave me 10 gradë celcius dhe shtrëngata në pjesën më të madhe të vendit.

Reshjet e shiut nuk do të mungojnë as ditën e mërkurë e cila pritet të jetë gjithashtu e freskët.

Sinoptikanët parashikojnë përmirësim te situatës vetëm ditën e enjte ku pritet të kemi mot të kthjellet dhe temperatura normale për një ditë vjeshte.

Ndryshimet e menjëhershme të temperaturave pritet të shoqërohen me virozë të cilat prekin kryesisht fëmijët dhe të moshuarit që kanë imunitet të ulet.

Specialistët e shëndetit publik paralajmërojnë qytetarët të kenë kujdes nga korrentet e ajrit dhe prindërit të tregojnë vëmendje në veshjet e fëmijëve gjatë këtyre ditëve.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›