E Diel, 1 Nëntor 2026

MASH thirrje fituesve Regjistrohuni ne universitete

Të gjithë kandidatët për studentë të shpallur fitues në fazën e parë duhet të paraqiten për t’u regjistruar personalisht pranë sekretarive mësimore deri në orën 18 të datës 18 shtator, në të kundërt ata humbasin të drejtën për të nisur studimet e larta.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës një ditë më parë u bëri thirrje kandidatëve të regjistrohen pavarësisht preferencave të tyre pasi në të kundërt ata do të eliminohen krejtësisht nga sistemi duke mos u përfshirë as në listat përfundimtare të fituesve nëpër fakultete për vitin akademik që pritet të nisë në tetor.

Pas fazës së parë të regjistrimeve pritet të mbeten të paplotësuara rreth 4 mijë e 500 vende që u përkasin studentëve të cilëve u ka dalë e drejta e studimit në shkollat e larta jashtë vendit.

Vendet e mbetura bosh pas përfundimit të fazës së parë do të rishpërndahen dhe lista përfundimtare e fituesve bëhet publike më 23 shtator.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›