E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, aksident vdes 52-vjecari, në gjendje të rëndë i biri

KORCË- Një 52-vjecar ka humbur jetën, ndërsa djali i tij djali i tij 17-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë-Kashticë ku mjeti tip Ford me të cilin udhëtonin 52-vjacari Vasillaq Margo dhe djali i tij është përplasur me një automjet tjetër.

Për pasojë ata kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Korcës, por 52-vjecari nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.

Ndërkohë djali i tij 17-vjecar është dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tjetër, Aurel Demika 38-vjec dhe po heton për shkaqet që quan në këtë aksident tragjik.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›