E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vaqarr, banorët: Do bojkotojmë votimet nëse nuk investohet

Banorët e fshatrave Arbanë e Bulticë kanë protestuar sot para komunës së Vaqarrit, për shkak se kjo e fundit nuk ka mbajtur premtimet për investime në infrastrukturë. Kryetari i komunës tha se fondet e komunës nuk mund ta përballojnë. 

TIRANE- “Do të bojkotojmë zgjedhjet e qershorit nëse komuna nuk mban premtimet që ka bërë gjatë fushatave elektorale për investime në infrastrukturë”. Kështu janë shprehur përfaqësuesit e mbi 400 familjeve të fshatrave Arbanë e Bulticë, të komunës Vaqarr, të cilët kanë protestuar paraditen e sotme, para kësaj komune.
Ata shprehen se nëse nuk investohet në rrugë, ujësjellës dhe kanalizime të ujerave të zeza do të bojkotojnë zgjedhjet.
Ndërkohë kryetari i komunës Vaqarr Skënder Drita, është shprehur se fondet e komunës e kanë të pamundur të përballojnë investime të tilla dhe i është bërë kërkesë qeverisë për fonde.
Por banorët mosbesues janë shprehur se protesta do të përshkallëzohen deri me bllokimin e rrugës kryesore që lidh Tiranën me Durrësin. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›