E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, arrestohet 25-vjeçari, u kap me lëndë eksplozivi

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë pasi u kap me një sasi lënde eksploziv.

Burime zyrtare konfirmuan se në pranga është vënë Kristi Grinjoti pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij me targa AA 680 EF policia gjeti një sasi prej 1.5 kilogramësh eksploziv prodhim artizanal.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar prejardhjen dhe destinacionin e lëndës eksplozive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›