Shkup, protesta kundër shkatërrimit të parkut
Qindra persona kanë protestuar mbrëmë në Shkup kundër shkatërrimit të një parku të vogël në pjesën qendrore të kryeqytetit të Maqedonisë.
Protesta e mbrëmshme është organizuar, pasi punëtorët, të mbështetur nga policia, shkatërruan Parkun Bristol, si dhe një tendë të vogël, e cila ishte ngritur nga aktivistët e grupeve Avangarda dhe Oksigjeni.
Demonstruesit i kanë bërë thirrje qytetarët që tu bashkohen në protestat e ardhshme kundër planeve të qeverisë për ndërtimin e zyrave administrative në hapësirën e parkut.
Në një gjest ironik, protestuesit kanë shpallur se parkun tani do e quajnë Nikolla Gruevski, sipas emrit të kryeministrit të Maqedonisë.