E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, arrestohet një 29 vjeçar

Arma e sekuestruar

Një 29 vjeçar është arrestuar në Korçë pasi gjatë kontrolli i është gjetur një armë tip kallashnikov. Ndriçim Boshnjaku, i lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit, nuk u është bindur urdhrave të punonjësve të policisë dhe është larguar.

Pas organizimit të shërbimeve është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Lancia me targa AB 829 YA iu gjet dhe sekuestrua arma automatike e tipit Kallashnikov me 27 fishekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›