Fluks udhëtarësh nga Dogana e Morinit
Fluks i madh lëvizjesh nga Dogana e Morinit në Kukës. Sipas Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Kukës, java e parë e muajit gusht ka shënuar një fluks mjaft të madh hyrje-daljesh. Vetëm për këtë fundjavë kanë hyrë 65 mijë shtetas me 15 mijë automjete, ndërsa kanë dalë nga Shqipëria rreth 77 mijë shtetas të tjerë. Ndërkohë në 24 orët e fundit kanë hyrë rreth 20 mijë shtetas me 4500 automjete, ndërsa në dalje është shënuar shifra rreth 22 mijë persona. Pushuesit në kthim shprehen se tashmë me rrugën e re udhëtimi i tyre është bërë më komod, më i shpejtë çka sjell një frekuentim të bregdetit shqiptar për pushime dyjavore, javore dhe në fundjavë. Sipas statistikave për muajin korrik kanë hyrë në territorin e Shqipërisë, nëpërmjet kësaj pike kufitare rreth 360 mijë shtetas dhe kanë dalë prej saj 365 mijë të tjerë. Gjatë muajit qershor kanë hyrë në Shqipëri 59 mijë e 800 turistë, ndërsa në dalje është shënuar fluksi prej saj 87 mijë e 9 qind personash.
#