E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce arrestohet trafikanti rrembeu nje 17-vjecare

Jani Bici 35-vjec lindur ne qytetin e Gramshit dhe banues ne Durres u arrestua ne flagrance.

Personi ka rrembyer dhe mbajtur peng nje 17-vjecare nga fshati Podgorie i rrethit te Korces me qellim trafikimin e saj drejt shtetit grek per shfrytezim prostitucioni.

Ngjarja ndodhi ne daten 5 tetor kur 17-vjecarja S.K pasi shkoi si zakonisht ne dyqanin e fshatit nuk u kthye me ne shtepi. Prinderit pas pritjes dhe kerkimit ne fshat lajmeruan per humbjen e vajzes ne policine e Korces.

Sipas hetimeve paraprake Jani Bici e ka rrembyer 17-vjecaren forcerisht dhe e ka cuar ne shtepine e tij ne Durres ku e ka mbajtur peng per me shume se dy jave. Gjate kesaj kohe Jani Bici ka patur disa telefonata me shok te tij ne Greqi per ta trafikuar 17-vjecaren per prostitucion te cilat zbuluan vendndodhjen e vajzes.

Mesohet se vajza ka deklaruar se eshte rrembyer me dhune dhe eshte mbajtur e kycur ne nje dhome po me dhune. Ne ngarkim te Jani Bicit rendon akuza per vepren penale Rrembim dhe mbajtje peng e personit dhe Trafikim i femrave i mbetur ne tentative.

2010-10-21 1730

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›