E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia me kompleks te ri parlamentar

Vendimi u mor pasditen e shkuar ne Parlament ku deputetet miratuan vendimin me 71 vota pro dhe 64 kunder.

Vendimi qe i shpejte dhe zonja Topalli si drejtuese e seances shmangu debatet e shumta duke mbyllur seancen. Kompleksi i ri parlamentar do te ndertohet tek Piramida e sotme ose Qendra Nderkombetare e Kultures e cila dy vjet me par ishte menduar te behej teater dhe atehere nisen investime.

Me vendimin e ri parate do te shkojne dem pasi ka ndryshuar destinacioni i kesaj qendre. Per ndertimin e kesaj vepre do te zhvillohet nje konkurs nderkombetar. Nderkohe qe per mbarevajtjen e punimeve do te krijohet nje komision shteteror ne perberje te te cilit do te jene kryeministri Berisha kryetarja e Kuvendit Topalli si dhe kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama si dhe Ministri i Puneve Publike e Transporteve i Financave dhe dy kreret e grupeve me te medha parlamentare ne Kuvend e Sekretari i Pergjithshem i Kuvendit.

2010-10-22 0856

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›