E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, banorët e Lekasit apel për ushqim e ilace

KORCE- E rëndë mbetet gjendja dhe ne fshatin Lekas, në rrethin e Korcës ku banorët kërkojnë ndihma në rezerva ushqimore, por edhe ilace. Në një komunikim telefonik për News 24, një banor i Lekasit rrëfeu se e gjitha komuna prej 20 ditësh është e bllokuar.

Mahmut Ruka, u shpreh se “Situata është e rënduar. Trashësia e dëborës arrin mbi 80 cm, rruga e bllokuar, të moshuarve iu kanë mbaruar ilacet, nuk kemi ushqime. Banorët të bllokuar prej 20 ditësh, kemi nevojë për ushqim e ilace. Ka dy të të moshuara me tension dhe me zemër, të cilat s’kanë ilace”, tha Ruka.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›