Tirana kremton 92-vjetorin e shpalljes kryeqytet
Tiranë- Tirana kremton sot 92-vjetorin e shpalljes së saj kryeqytet. Të gjithë këto vite Tirana ka shërbyer si epiqendra sociale, ekonomike, dhe kulturore e Shqipërisë. Ishte Kongresi i Lushnjes që deklaroi në 1920 se kryeqendra e vendit do të ishte pikërisht qyteti i Tiranës. Në këtë ditë historike për kryeqytetin dhe gjithë Shqipërinë u mbajt një takim ku të ftuar ishin krerë të shtetit, historinë dhe personalitete të shquara të vendit.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha e cilësoi 11 shkurtin si ditën ku u mbajt akti madhor i historisë së vendit, pasi Tirana u shpall zemra e kombit shqiptar.
Kjo është një ditë e veçantë në historinë e kombit tonë, nje akt madhor. Pasi Tirana është epiqendra e politikës shqiptare zemra dhe truri i kombit, ëndrra e shqiptarëve,. Ëndrra më e bukur e tyre- tha Berisha.
Qyteti i Tiranës i ka rrënjet e hershme dhe daton në 1614 e themeluar nga Sulejman Pasha. Sipas historianëve ndërtesat e para të qytetit kanë qënë xhamia, një fuurë e vetme dhe një han që mikpriste të ardhurit.
Ndërkaq ditët e sotme referuar edhe të dhënave të INSTAT të grumbulluara nga Censusi rezulton se Tirana është vendi më i zhvilluar i Shqipërisë, që ka popullsinë më të madhe, numrin më të lartë të banesave dhe numrin më të lartë të bizneseve. Sipas Censusit, Tirana ka përkatësisht 10.533 banorë për km2, shifrën më të lartë ndër qytetet e Shqipërisë.
Shkrime të tjera me interes:
- Policia Shqiptare kremton 99-vjetorin e themelimit Tiranë- Policia shqiptare ka përkujtuar sot 99-vjetorin e krijimit të...
- Tirana feston 67 vjetorin e çlirimit Tiranë – Si sot 67 vjet më parë është çliruar...
- Tirana mposht Shkumbinin Dje është luajtur ndeshja e parafundit e Kupës së Shqipërisë....